Aksident në Gjilan, dy persona përfundojnë në QKUK
Dy vetura në Gjilan janë aksidentuar keq mes vete, ku lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e tyre, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim.
Njoftimi i policisë:
Rr. Lufta e Gjilanit, Gjilan 15.04.2022-21:00. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjete me ngasë meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit, është arrestuar njëri nga drejtuesit i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

