Aksident në Gjilan, dy të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në qendër të qytetit në Gjilan, ku janë përfshirë dy vetura.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në udhëkryqin te semaforët e vetëm që ka Gjilani.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gjilanin, Ismet Hashani, duke shtuar se dy persona janë lënduar.
“Po ju informoj se mbrëmë rreth orës 20:00 policia e Kosovës njësitet e trafiku rajonal janë njoftuar se ka ndodh një aksident trafiku në mes dy veturave në qendër të Gjilanit. Nga hetimet e bëra mësohet se dy persona kanë pësuar lëndime, po ashtu ka pas edhe dëme materiale në automjete. Policia e Kosovës po i heton shkaqet se si ka ardh deri te aksidenti”, tha Hashani.

