Aksident në Gjilan, lëndohen dy persona
Rr. Kamenicës, Gjilan, 24.02.2022-18:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura.
I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur veturën të cilën ishte duke drejtuar viktima mashkull kosovar.
Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy pasagjerët në veturën e viktimës, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QE-Gilan.
Rasti në procedurë të rregullt, njofton Policia.

