Aksident në Gjilan, lëndohet vozitësi i motoçikletës

Vozitësi i motoçikletës ka pësuar lëndime pas aksidentit me një automjet që ka ndodhur dje në Gjilan.

NJOFTIMI

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Nëna Terezë, Gjilan 30.03.2023 – 22:30. Në aksident trafiku janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet me targa civile. Lëndime trupore ka pësuar vozitësi i motoçikletës mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjilan.

Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme te shkaktuara në të dy mjetet.