Aksident në Gjilan mes kamionit dhe motoçikletës, një i lënduar

Një aksident ka ndodhur dje në Gjilan në mes të kamionit dhe motoçikletës, ku një person ka pesuar lëndime.

Njoftimi i plote i policisë:

Rr. Pajazit Ahmeti, Gjilan 14.05.2022 – 10:00. Një automjet transportues (kamion) dhe një motoçikletë, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.