Aksident në Gjilan, motoçikleta përplaset në veturë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Gjilan afër Xhamisë së Vogël, ku motoçikleta është përplasur në një veturë, raporton Mediafokus.info.

Një lexues i portalit ka dërguar foton nga vendi i ngjarjes.

Sipas informative të para, ngasësi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në spital.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për këtë aksident.

Mediafokus.info do t’ju mbarë të informuar me lajme në zhvillim për këtë aksident.