Aksident në Gjilan, vetura godet motoçiklististin i cili dërgohet në spital
Policia ka bërë të ditur se dje në rrugën “Zija Shemsiu”, Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një motoçiklete dhe një veture civile.
Si pasojë e aksidentit të trafikut lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës mashkull kosovar i cili fillimisht është dërguar në tretman mjekësor për ofrim të ndihmës së parë, e më pas me rekomandim të mjekut kujdestar është liruar për në shtëpi.
Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në mjetet motorike. Rasti nën hetime.
(Foto: arkiv)

