Aksident në Kaçanik, lëndohen 4 persona
Katër persona kanë marrë lëndime pas aksidentit që ka ndodhur dje në Kaçanik.
Raporti i policisë:
Rr. Hamz Jashari, Kaçanik, 11.04.2022 – 16:32. Raportohet për një aksident trafiku mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasoj e aksidentit lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë, meshkuj kosovarë, të cilët ndihmën e parë mjekësore e kanë marrë në emergjencën e Kaçanikut dhe janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në emergjencën e Ferizajit. Rasti vazhdon të hetohet.

