Aksident në Kamenicë, lëndohen pesë persona

Policia njofton se dje në fshatin Topanicë të Kamenicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

“Njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm ndërsa të tjerët janë liruar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.