Aksident në Kamenicë, lëndohen pesë persona

Policia ka bërë të ditur se dje në Kamenicë ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku për pasojë, janë lënduar pesë persona.

Njoftimi i plotë i policisë:

Kamenicë, 01.07.2023-10:40. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile.

Si pasoj , përveç dëmeve materiale , lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave dhe tre pasagjerë, të gjithë kosovar. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.