Aksident në Kmetoc të Gjilanit, 6 persona mbeten të lënduar

Policia ka bërë të ditur se dje në fshatin Kmetoc të Gjilanit, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku dyshuari kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit dhe katër pasagjerë në vetura, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Rasti në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.