Aksident në lagjen Dardania në Gjilan, lëndohen dy femra
Një aksident ka ndodhur në lagjen Dardania në Gjilan mbrëmjen e të shtunës, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur pas mospërshtatjes së shpejtësisë, duke e humbur kontrollin dhe duke u aksidentuar në një muri të shtëpisë.
“Lagja Dardania , Gjilan 09.01.2021-19:50. Raportohet se e dyshuara femër kosovare, deri sa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin ndaj veturës dhe aksidentohet me një muri të shtëpisë. Si pasojë, lëndime trupore pësojnë vozitësja e automjetit dhe një pasagjere femër kosovare, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë./Mediafokus.info/
(Foto nga arkivi)

