Aksident në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përfshihet një veturë zyrtare
Një aksident ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Parallovë, raporton gazeta online Mediafokus.info.
Në foton që Mediafokus.info e ka siguruar nga vendi i ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura, derisa njëra është veturë zyrtare.
Për momentin nuk dihet nëse ka të lënduar.
Mediafokus.info do t’ju mbajë të informuar lidhur me ngjarjen./Mediafokus.info/

