Aksident në Parallovë: Bie ngarkesa nga kamioneta, godet tre vetura – dy persona të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan, konkretisht në fshatin Parallovë.

Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur ardhur si pasojë e një ngarkese e cila ka rënë nga një kamionetë e cila ishte në lëvizje, duke goditur tre vetura.

Kështu ka thënë për Klan Kosova Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

Hashani tha se të lënduarit kanë marrë trajtimin në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth ores 12:00 në fshatin Parallovë ka ndodhë një aksident trafiku. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhë kur ngarkesa e një kamionete në lëvizje ka rënë dhe dyshohet se ka goditur tri vetura po në lëvizje me ç’rast lëndime trupore marrin dy pasagjerë në njërën veturë dhe një në veturën tjetër. Të lënduarve u është ofruar ndihma e mjekut në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës trafiku rajonal janë duke i hetuar rrethanat e aksidentit”.