Aksident në Pozheran, 7 persona të lënduar

Shtatë persona kanë pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur në Pozheran të Vitisë, ku janë ndeshur dy vetura.

Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor.

Fsh. Pozheran, Viti 24.12.2022 – 16:50. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 7 (shtatë) persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor.