Aksident në Prishtinë, përfshihet vetura e PK-së, pesë policë dërgohen në QKUK
Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë ku sipas burimeve të Sinjalit, kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej tyre automjet zyrtar i Policisë së Kosovës.
Si pasojë e aksidentit, janë lënduar pesë policë të cilët janë dërguar për trjatim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërkohë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

