Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë
Sot rreth orës 05:50 ka ndodhur një vetëaksident në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, më konkretisht te penda e Livoçit të Epërm, ku një shofere e cila nuk ka përshtatur shpejtësinë e kushteve të rrugës, doli jashtë saj.
Sipas Policisë së Kosovës, ajo ka goditur një automjet që ishte i parkuar. Vetura e viktimës ka përfunduar në ujin e pendës. Pas trajtimit në qendrën emergjente, viktima është liruar për në shtëpi.
Sipas Valon Osmanit, zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjilanit, automjeti me ndihmën e zjarrfikësve dhe kompanisë për tërheqje është tërhequr.
“Rrethanat e aksidentit po hetohen nga polic hetues të aksidenteve të komunikacionit rrugor”

