Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë, konkretisht në fshatin Bresalc. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan.

Aksidenti ka ndodhur para pak minutash mes dy veturave, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Këto informacione i ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Një person është sjellë në Qendrën Emergjente në Gjilan për trajtim mjekësor. Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, ndërsa me rastin po merret policia”, tha Hashani.