Aksident në rrugën Kaçanik – Ferizaj, dy persona dërgohen në spital
Një aksident trafiku ka ndodhur para një ore në rrugën Kaçanik-Ferizaj, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia Rajonale e Ferizajt dhe kanë thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Ndërsa të lënduarit sipas Policisë janë dërguar në spital.
“Rreth orës 20:30 ka ndodhur aksidenti mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Ferizajt”, thuhet në pëgjigjen e Policisë

