Aksident në rrugën Podujevë-Prishtinë, 8 të lënduar

Nëntë persona, 8 meshkuj dhe një femër kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin e trafikut që ka ndodhur në Leban.

Njëri nga të lënduarit, drejtues i mjetit, pas marrjes së ndihmës mhekësore, është arrestuar.

Fsh. Leban, rr. Podujevë-Prishtinë (NN) 02.03.2022-21:03. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë perona (tetë meshkuj dhe një femër) kosovarë. Të gjithë të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa  me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit i dyshuari mashkull kosovar pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore, thuhet në njoftimin e policisë.