Aksident në Velekincë të Gjilanit, 3 të lënduar, njëri dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur dje në Velekincë të Gjilanit, ku tre persona kanë mbetur të lënduar, njofton policia nëpërmjet raportit 24 orësh.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Veleknicë, Gjilan 24.04.2023 – 15:40. Është raportuar për një aksidentit trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona ku njëri prej tyre është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa dy të tjerë pas marrjes së ndihmës së parë janë liruar në shtëpi./mediafokus.info/