Aksident në Viti, lëndohen 4 persona

Viti, 06.03.2022-15:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë.

Si pasoj e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar edhe drejtuesi i njërit automjet dhe tre pasagjerë.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor e më pas janë liruar për në shtëpi, njofton Policia.