Aksident në Viti, lëndohen 5 persona
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur dje në Pozheran tE Vitisë, ku për pasojë pesë persona kanë mbetur të lënduar.
Njoftimi i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh.Pozheran, Viti 05.05.2023 – 19:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore dhe drejtues një mashkull dhe një femër kosovarë.
Si pasojë e saj përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesit e veturave dhe tre pasagjerë.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi ndërsa një pasagjer është ndalur për tretman mjekësor

