Aksident në Viti, lëndohen katër persona
Policia njofton se dje në Ramnishtë të Vitisë ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë dhe tre pasagjerë tjerë, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.


 
 
						 
						