Aksident, një i vdekur, dy të lënduar

Një person ka humbur jetën në Zhur pas një aksidenti ndërmjet një kamioni dhe një veture.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Fsh. Zhur, Prizren 12.07.2022 – 07:15. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamioni me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një veture. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.