Aksident te konviktet në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot te konviktet në Prishtinë, ku janë përfshirë tri vetura, me ç’rast lëndime kanë pësuar dy persona.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, të përfshira kanë qenë tri vetura ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti.
Nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident, megjithatë Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.
Kërkohet kujdes i shtuar sidomos me ndryshimin e motit ku dihet se mjegulla dhe ngricat në rrugë janë shtuar së fundmi. (foto arkiv).

