Aksident trafiku në Kamenicë, lëndohen katër persona

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Muçivercë të Kamenicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili tha se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:40.

Bëhet e ditur se nga aksidenti u lënduan katër persona (dy ngasësit e veturave si dhe dy pasagjerë).

Të lënduarit po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gjilanit.