Aksident trafiku në Viti, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Viti mes dy automjeteve ku një person ka mbetur i lënduar.

Raporti i plotë i Policisë:

Rr. Lidhja e Prizrenit, Viti 11.09.2022 – 14:00. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mos mbajtje e distancës, ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar.

Si pasojë, lëndime ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.