Aksidentet, këmbësori duhet të jetë i disiplinuar po aq sa drejtuesi i mjetit

Nuk është i paktë numri i rasteve, ku këmbësorët janë viktima të aksidentëve në rrugë.

Inxhinieri Arben Meçe, i ftuar në ‘Special Report”, duke marrë si shkas aksidentet e fundit, ka thënë se këmbësori duhet të jetë i disiplinuar dhe të respektojë rregullat njësoj sikurse edhe drejtuesi i mjetit.

“Nuk më rezulton që kemi as defekte të sinjalistikës apo parametrat gjeometrikë të rrugës. Në gjykimin tim, është rasti kur në mënyrë absolute defekti dhe përgjegjësia më e madhe është e qytetarit. Në këto tre raste, nuk ka probleme me rrugën, me sinjalistikën apo me automjetin.

Ku e kemi problemin?

Gjithmonë ne orientimin tonë e bëjmë në kurriz të drejtuesit dhe të rrugës dhe pastaj përfundojmë në drejtim të qytetarit që është viktimë.

Nuk duhet të jemi në këto kushte. Në të gjitha rastet duhet të bëjmë thirrje tek qytetarët.

Ata duhet të jenë të disiplinuar për përdorimin e rrugës, aq sa drejtuesi i mjetit”, ka thënë inxhineri./abcnews.al