Aksidenti me fatalitet në Gjilan, arrestohet një person
Policia e Kosovës ka arrestuar dje një burrë në Gjilan, pasi i njëjti ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Sipas policisë, njëri nga drejtuesit ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit tjetër.
I dyshuari, mashkull kosovar, pas marrjes së ndihmës mjekësore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.
