Aksidenti në Kroaci, arrestohet shoferi i autobusit
Zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq, tha se shoferi i autobusit nga Kosova që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Slavonski Brod të Kroacisë, është arrestuar.
“Shoferi i autobusit u kap në vendin e ngjarjes, ndërkohë u arrestua. Janë duke u kryer një hetim dhe po ndërmerren veprime të tjera për të filluar procedurat penale, theksoi ai, raporton Dnevnik.hr, transmeton Klankosova
10 persona kanë humbur jetën gjatë aksidentit që ndodhi në Kroaci, ku ishte aksidentuar autobusi me targa të Kosovës që po udhëtonte në linjën Frankfurt-Prishtinë.

