Aksidentohen dy vetura në afërsi të Spitalit të Gjilanit

Dy vetura janë aksidentuar në afërsi të Spitalit të Gjilanit sonte rrerh orës 23:45 minuta.

Siç shihet nga fotoja e Mediafokus.info, veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por nuk dihet për të lënduar.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me rastin.

Udhëkryqi afër Spitalit të Gjilanit është bërë një pikë problematike e trafikut, pasi në këtë pjesë kanë ndodhur edhe aksidente të tjera, madje edhe me fatalitet.

Një rrugë me dy korsi brenda vendbanimit nuk u jep të drejtë shoferëve të lëvizin me shpejtësi më të madhe në shiritin e majtë. /Mediafokus.info