Aksidentohen dy vetura në Gjilan, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar mbrëmë si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Gjilan, përkatësisht në Rrugën e Kamenicës, njofton policia.
“Rr. Kamenicës, Gjilan 23:20. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy viktimat mashkull kosovar të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

