Aksidentohen dy vetura në Slivovë

Një aksident trafiku ka ndodhur më herët në aksin Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në Slivovë.

Indeksonline raporton se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Në pamjet e siguruara nga Indeksonline shihet se aksidenti është shoqëruar me dëme të konsiderueshme materiale, teksa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat po merren me ekzaminimin e rastit.Më poshtë ju sjellim pamje nga Slivova:

VIDEO