Aksidentohen dy vetura në udhëkryqin e rrugës qarkore në Gjilan (Video)
Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës qarkore, drejt Stanishorit, raporton Mediafokus.info.
Video nga vendi i ngjarjes ka dërguar një bashkëpunëtor i Mediafokusit.
Sipas asaj që shihet në video, në aksident janë përfshirë dy vetura. Nuk dihet ende për të lënduar, derisa dëmet materiale mbetet të vlerësohen.
Mediafokus do t`ju mbajë të informuar lidhur me rastin.

