Aksidentohen tri vetura, humb jetën njëri prej drejtuesve të mjetit
Në një aksident trafiku në Komoran, ku janë përfshi tri vetura, ka humbur jetën një person, drejtues i mjetit. Rasti është raportuar si ‘aksident trafiku me fatalitet’.
Komoran 07.12.2020 – 19:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i automjetit mashkull kosovar dhe i njëjti si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, thuhet në raportin e policisë.

