Aksidentohet autobusi me targa shqiptare në Kroaci, një i vdekur dhe disa të lënduar
Një autobus me targa shqiptare është përmbysur në Kroaci dhe sipas informacioneve të para ka edhe viktima.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.
Në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 9 pasagjerë dhe shoferi, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë.
Po ashtu raportohet se disa persona janë plagosur dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin. /balkanweb.com/
