Aksidentohet autobusi në Gjilan, tre të lënduar
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e “Ferizajt” në Gjilan, ku veç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar tre persona.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 21:20, në rrugën e Ferizajit, në Gjilan, ka ndodhur një aksident ku i përfshirë është një autobus i cili ka këputur telat e rrymës dhe për pak kohë një korsi e rrugës ka qenë e bllokuar. Sipas hetimeve, tre persona janë lënduar lehtë. Me rastin janë duke u marr njësitet e trafikut rajonal”, tha Hashani.
Merret vesh se personat e lënduar janë shoferi i autobusit si dhe dy udhëtarë, të cilët ishin nisur për pushime në Shqipëri.

