Aksidentohet çifti, gruaja vdes, burri dërgohet në spital
Një aksident tragjik në komunikacion ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Krumë–Kukës.
Një çift bashkëshortësh, teksa kanë qenë duke udhëtuar me mjetin e tyre “Volksëagen Passat”, kanë humbur kontrollin e mjetit dhe kanë dalë nga rruga.
Si pasojë, gruaja me iniciale F. S., 61 vjeçe, e cila ishte pasagjere, ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj u dërgua në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmë mjekësore.

