Aksidentohet këmbësori në Gjilan derisa po e kalonte rrugën

Një këmbësor në Gjilan është aksidentuar derisa po e kalonte rrugën. 

Rr. Adem Jashari, Gjilan 27.11.2022-23:15 Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar – këmbësorë pasi gjersa ai ishte duke kaluar rrugën, është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas pranimit të tretmanit mjekësorë është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.