Aksidentohet këmbësorja, vdes në vendin e ngjarjes

Një këmbësore në Mitrovicë është aksidentuar për vdekje, ndërkohë që i dyshuari êshtë arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Fsh. Zhabar, Mitrovicë Jugu, 10.12.2022-20:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe si pasojë e njëjta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.