Aksidentohet Ledri Vula, ja këshilla e tij për shoferët

Reperi Ledri Vula ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”.

Ai përmes fotografisë tregoi se është aksidentuar, teksa ka pasur një këshillë për të gjithë shoferët.

“Kujdes, Mos e përdor telefonin kur i jep makinës”, ka shkruar reperi, teksa ka thënë se video e publikuar më parë është bërë nga një profesionist.

Po ashtu ka publikuar fotografinë e aksidentit, ku ka dalë nga rruga dhe ka goditur një kontejner.