Aksidentohet një grua në zebra afër spitalit në Gjilan
Para pak minutash ka ndodhur një aksident afër Spitalit Rajonal në Gjilan, ku një veturë me tabela të jashtme ka goditur një grua, raporton Mediafokus.info
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije për Mediafokus.info se gruaja ishte duke e trupuar rrugën Gjilan-Ferizaj në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.
Sipas dëshmitarit, vetura ka qenë duke lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar me shenjē komunikacioni.
Siç shihet në fotot nga vendi i ngjarjes vetura ka përfunduar në një shtyllë të ndriçimit publik.
Gruaja është dërguar në spital për trajtim dhe ende nuk ka të dhëna për gjendjen e saj. /Mediafokus.info



