Aksidentohet një këmbësor në afërsi të Spitalit të Gjilanit
Para pak minutash ka ndodhur një aksident në afërsi të Spitalit të Gjilanit, në hyrje të qytetit nga drejtimi i Ferizajt.
Siç shihet në foto, aksidenti ka ndodhur pranë rrethrrotullimit, ku komunikacioni zhvillohet në katër krosi, por shpejtësia është e kufizuar në 40 km/orë.
Burimet e Mediafokus.info bëjnë me dije se viktima është dërguar menjëherë në spital, në gjendje të keqe, por identiteti i tij ende nuk është konfirmuar.
Vendi i ngjarjes është shirituar nga policia. /Mediafokus.info


