Aksidentohet për vdekje biçiklisti
Një biçiklist ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, ku automjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues N. G., 54-vjeç, ka goditur biçiklistin I. H., 61-vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.