Aksidentohet për vdekje këmbësori
Një person ka ndërruar jetë një orë para mesnatës, në spitalin e Gjakovës pasi ishte aksidentuar nga një veturë në Rahovec, njofton policia përmes raportit 24 orësh.
I dyshuari, ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rr. Avdullah Bugari, Rahovec 15.02.2022 – 18:25. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin – viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës. Viktima rreth orës 23:00 në spital ka ndërruar jetë vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit i dyshuari – ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore. (foto arkiv)

