Aksidentohet për vdekje një rom në Prizren

Një pjesëtar i komunitetit rom është aksidentuar për vdekje nga një veturë në fshatin Landovicë të Prizrenit.

Fshati Landovicë Prizren 19.11.2020 – 20:00. Raportohet se i dyshuari m/k derisa po drejtonte veturën e tij dyshohet se kishte goditur këmbësorin viktimën m/k rom duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe nga këto lëndime viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa i dyshuari fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes por pastaj ishte lajmëruar në Polici. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në autopsi ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.