Aksidentohet rëndë Rasim Lajiq, vdes bashkëpunëtori i tij
Drejtuesi i veturës, Branko Gogiq, një bashkëpunëtor i afërt i kryetarit të Partisë Social Demokrate të Serbisë, Rasim Ljajiq, ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti të rëndë.
Kurse Rasim Ljajiq ka marrë lëndime të rënda, ka raportuar Tanjug.
Ai është transportuar në Spitalin e Nishit, ku po merr tretman mjekësor.
Mediat serbe raportojnë se Lajiq ka marrë lëndime serioze në gjoks, por është i vetëdijshëm dhe pa rrezik për jetën.

