Aksidentohet vetura në Ferizaj, vdes shoferi i mitur
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një person ka humbur jetën.
Sipas policisë një i mitur derisa ishte duke e vozitur veturën ka humbur drejtimin dhe është aksidentuar.
Njoftimi i plotë:
Sot, rreth orës 15:10 në fshatin Mirosale të Ferizajt, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë vetëm një automjet civil i udhëtarëve.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Dradani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës.
Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, humb jetën drejtuesi automjetit A.K (M/SH/K), i moshës 16 vjeçare. Vdekjen e tij, e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga qendra e emërgjencës nga spitali rajonal i Ferizajt.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë, do të dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.

