Aksidenton autoambulancën, 5 të lënduar, një i vdekur
Pesë persona kanë pësuar lëndime, ndërsa një ka vdekur pasi autoambulanca me të cilën po transportoheshin ata, pas një vetaksident, është goditur nga një veturë civile.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Rr. Pashko Vasa, Gjakovë 30.06.2022 – 05:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident. Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

